PLANI STRATEGJIK Për periudhën 2022-2024

Komisioni Rregullator për Banim (KRRB) synon drejt realizimit me sukses të qëllimeve dhe prioriteteve që dalin nga procesi i punës dhe aktiviteteve afariste në fushën e banimit. Në mënyrë që do të sigurojë rritje të cilësisë së punës me të vetmin qëllim, mundësimin e shërbimeve profesionale për qytetarët. Në arritjen e qëllimit është i domosdoshëm planifikimi strategjik për vendimmarrje. Me këtë, vizioni i krijuar duhet të bëhet realitet. Ky lloj planifikimi, në kushtet kur ka ndryshime të shpejta në jetën shoqërore, ndihmon shumë për të përballuar me sukses ndryshimet në rrethinë dhe për të përcaktuar saktë qëllimet dhe prioritetet tona.