Licenca për Menaxherë

Një nga kompetencat bazë të Komisionit Rregullator për Banim është lëshimi dhe heqja e licencave të menaxhimit, për të cilat mban regjistrin e menaxherëve të objekteve banesore.

Për shkak të rritjes së numrit të licencave të revokuara, Komisioni Rregullator për Banim publikon një regjistër të licencave të marra, ku përfshihen menaxherët për të cilët nuk ka përfunduar procedura për heqjen e licencës për ushtrimin e veprimtarisë dhe është ende duke u zhvilluar në Gjykatën Administrative të Republika e Maqedonisë.

Procedura për dhënje të Licencës

Licenca e menaxherit mund të merret nga një person juridik ose fizik nëse plotëson kushtet e mëposhtme:

 

  • Të regjistrohen në regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
  • Të ketë të paktën 3 punonjës, njëri prej të cilëve me arsim të lartë (jurist i diplomuar ose economist I diplomuar) dhe dy persona me të paktën formim të mesëm profesional.

Licenca lëshohet me afat vlefshmërie 5 (pesë) vjet.

Për dhënien e licencës paguhet kompensim në shumë prej 150 euro në kundërvlerë në denarë.

Mënyra e dhënies dhe heqjes së licencës, si dhe formën dhe përmbajtjen e formularit të licencës, përcaktohen nga ministri përgjegjës për çështjet nga fusha banesore dhe komunale.

Aplikuesi për licencë për kryerjen e detyrës është i detyruar të paraqesë në Komisionin Rregullator...

повеќе...

Xhiro llogaria për pagesë të taksave dhe tarifave

Të gjitha tarksat dhe tarifat e kërkuara kur aplikoni për një licencë të menaxherit të këshillit shtëpiak paguhen në formularin PP50 duke futur informacionin e mëposhtëm:

Qëllimi i dërgesës ׃ tarifa e licencës

Emri i pranuesit: Komisioni Rregullator për Banim - Shkup

Banka e pranuesit: NBRM

Llogaria e thesarit 100000000063095

Llogaria e përdoruesit buxhetor: 020096159063116

Kodi i të ardhurave: 725939

Programi: 20

Të drejtat dhe detyrimet e Menaxherit

(1) Menaxheri I ka këto të drejta dhe detyrime:

1. Të zbatojë vendimet e pronarëve të pjesëve të veçanta;

2. Kujdeset për mirëmbajtje të rregullt dhe funksionim i pjesëve të përbashkëta;

3. Përfaqëson pronarët e pjesëve të veçanta në punët e menaxhimit dhe në emër të pronarëve individual paraqet padi për lirim nga detyrimi për pagesë, përkatësisht padi për detyrim për të paguar shpenzimet dhe të dhënat e pronarit të pjesës së veçantë;

4. Përfaqëson pronarët e pjesëve të veçanta para organeve të administratës në çështjet e dhënies së lejeve dhe pëlqimeve dhe në procedurat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dhe procedurave të tjera administrative që lidhen me objektin e banimit dhe truallin, si dhe për çështje të tjera që lidhen me menaxhimin;

5. Përgatit planin për mirëmbajtjen e objektit...

повеќе...