Bashkësia e pronarëve

Pronarët e pjesëve të veçanta mund të sjellin vendim për formim të një bashkësie pronarësh si person juridik për administrimin e objektit të banimit. Vendimi mund të merret vetëm me pëlqimin e shumicës së pronarëve të pjesëve të veçanta.

Me vendimin për formimin e bashkësisë së pronarëve, pronarët e pjesëve të veçanta detyrohen të miratojnë statut të bashkësisë së pronarëve..

Fondi rezervë

Pronarët e pjesëve të veçanta domosdoshmërisht duhet të formojnë një fond rezervë.

 

RREGULLORE PËR LARTËSINË E SHUMËS PËR PJESËT E VEÇANTA NË FONDIN REZERVË

 

Me këtë rregullore përcaktohet lartësia e shumës për pjesët e veçanta në fondin rezervë, vlerën më të ulët të tij, llojin e shpenzimeve për të cilat do të përdoren mjetet nga fondi rezervë, varësisht nga vjetërsia e objektit, numri i pjesëve të veçanta në ndërtesë. dhe llojin e materialit.nga i cili është ndërtuar objekti.

Shërbimi inspektues

Menaxheri, përkatësisht kryetari i bashkësisë së pronarëve dhe pronarët e pjesëve të veçanta në ndërtesat banesore, banesore-afariste dhe afaristo-banesore ose qiramarrësit, janë të detyruar t'u mundësojnë inspektorëve nga neni 116 i këtij ligji, ekzekutimin e pandërprerë të punëve në mbikëqyrjen inspektuese, t`u jape në dispozicion të gjitha dokumentat dhe të dhënat e nevojshme për kryerjen e mbikëqyrjes, si dhe t'u sigurojë qasje në ambientet dhe dokumentet që i nënshtrohen inspektimit.

Të drejtat dhe detyrat e inspektorit

1. Gjatë kryerjes së inspektimit, inspektorët e autorizuar të banimit nga neni 116 i këtij ligji kanë të drejtë të mbikëqyrin ndërtesat banesore, banesore-afariste dhe afariste-banesore nëse menaxhimi i tyre kryhet në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe me rregulloret të miratuara në bazë të këtij ligji, nëse respektohen normat dhe standardet e përcaktuara për banim dhe nëse marrëdhëniet e qirasë janë të rregulluara në pajtim me këtë ligj.

2. Gjatë kryerjes së inspektimit, inspektori nga paragrafi (1) i këtij neni mund të kërkojë praninë e zyrtarit të autorizuar nga organi i administratës shtetërore përgjegjës për kryerjen e punëve nga sfera e punëve të brendshme.