РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
Регулаторна Комисија за Домување
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
Komisioni Rregullator për Banim
NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR BANIM, SHËRBIMET INSPEKTUESE TË JENË EFIKASE DHE EFEKTIVE, ELIMINIM I KONKURENCËS SË PAKONTROLLUAR
Kryetari i Komisionit Rregullator për Banim, M.r. Zoran Maxhovski, realizoi takim pune me kryetarin e Grupit për banim në Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Vase Samarakov.
Objekt i diskutimit ishin problemet aktuale me të cilat ballafaqohen qytetarët, inspektorët e banesave dhe menaxherët e licencuar që lindin për shkak të paqartësive në Ligjin për Banim dhe nevojës për aktualizimin e tyre dhe zbatimin e ndryshimeve të nevojshme të ligjit dhe harmonizimit të tij me ligjet tjera.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Banim, M-r Zoran Madzovski konfirmoi përkushtimin e Komisionit për të punuar në drejtim të krijimit të sistemit për pajtueshmëri me Ligjin për banim nga të gjitha palët dhe institucionet e përfshira, duke emëruar inspektorë komunalë të licencuar për banim në të gjitha komunat dhe komunat e qytetit të Shkupit, si dhe rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të tyre dhe vendosjen e sistemit për respektimin e parimeve të tregut, me qëllim të përmirësimit maksimal të shërbimeve për qytetarët që dalin nga Ligji për banim.
Ai paralajmëroi takim me të gjithë menaxherët e licencuar në periudhën në vijim, deri në fund të vitit.
Ai shprehu gadishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe maksimal me Odën, inspektorët komunalë të banesave, menaxherët e licencuar dhe shoqatat e pronarëve dhe kërkoi që problemet të konstatohen nga Grupi dhe inspektorët për hapjen e dialogut për zgjidhjen e problemeve.
Ai njoftoi fillimin e ndryshimeve në legjislacion dhe theksoi nevojën për forcimin e shërbimit të inspektimit për aktivitetin.
Maxhovski theksoi se Komisioni do të rrisë bashkëpunimin me organet dhe institucionet tjera.
Тој најави средба со сите лиценцирани управители во периодот што следи, до крајот на годината.
Kryetari i Grupit të Banesave në Odën ekonomike Vase Samarakov theksoi faktin se është jashtëzakonisht e rëndësishme të përshpejtohet procesi i ndryshimit të ligjit, sepse përveç tejkalimit të disa pengesave në funksionimin aktual dhe eliminimit të disa dobësive, mbrojtja e mjedisit dhe siguria e qiramarrësit në banesat kolektive si dhe përcaktimin e përgjegjësisë kur bëhet fjalë për objekte të përbashkëta si ashensorët.
Për anëtarët e Grupit në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, është e një rëndësie të veçantë vendosja e një sistemi serioz të kontrollit mbi punën e menaxherëve të licencuar me qëllim eliminimin e konkurrencës së pandershme në treg dhe respektimin e parimeve të funksionimit të tregut.