
РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
Регулаторна Комисија за Домување
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
Komisioni Rregullator për Banim

KRYETARI I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR BANIM M-r ZORAN MAXHOVSKI VIZITON KOMUNËN KRIVA PALANKA
Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, më 13 korrik 2021 ka zhvilluar takim pune me kryetarin e Komisionit Rregullator për Banim, M-r Zoran Maxhovski. Në takim u diskutua për mundësinë e regjistrimit të menaxherëve të licencuar për kryerjen e aktiviteteve të menaxhimit të objekteve të banimit, si dhe nevojën e përzgjedhjes së inspektorëve të licencuar të banesave në nivel komunal.
- Mundësia e zgjedhjes së menaxherëve të licencuar për kryerjen e veprimtarive të menaxhimit të objekteve banesore do të jetë në përfitim të madh për qiramarrësit, sepse në Komunën e Kriva Pallankës janë regjistruar gjithsej 42 njësi banesore, dhe vetëm 8 prej tyre kanë formuar bashkësinë e pronarëve, tha kryetari Micevski.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Banim, M-r Zoran Maxhovski, tha se zgjidhja e problemit të banimit kolektiv është sfidë e madhe dhe në këtë drejtim tani qiramarrësit kanë një mundësi të shkëlqyeshme për të zgjedhur një menaxher që do të kujdeset mirë dhe që do t'i menaxhojë problemet e qiramarrësve, dhe në të njëjtën kohë do t'i mbrojë ata nga abuzimi dhe cenimi i të drejtave të tyre të përcaktuara në Ligjin për Banim.