Të drejtat dhe detyrimet e Menaxherit

(1) Menaxheri I ka këto të drejta dhe detyrime:

1. Të zbatojë vendimet e pronarëve të pjesëve të veçanta;

2. Kujdeset për mirëmbajtje të rregullt dhe funksionim i pjesëve të përbashkëta;

3. Përfaqëson pronarët e pjesëve të veçanta në punët e menaxhimit dhe në emër të pronarëve individual paraqet padi për lirim nga detyrimi për pagesë, përkatësisht padi për detyrim për të paguar shpenzimet dhe të dhënat e pronarit të pjesës së veçantë;

4. Përfaqëson pronarët e pjesëve të veçanta para organeve të administratës në çështjet e dhënies së lejeve dhe pëlqimeve dhe në procedurat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dhe procedurave të tjera administrative që lidhen me objektin e banimit dhe truallin, si dhe për çështje të tjera që lidhen me menaxhimin;

5. Përgatit planin për mirëmbajtjen e objektit banesor, plan me dinamikë për zbatimin e këtij plani dhe kujdeset për zbatimin e planit;

6. Përgatit llogaritjen e harxhimeve për menaxhimin e objektit të banimit dhe i shpërndan shpenzimet ndërmjet pronarëve të pjesëve të veçanta;

7. Pranon pagesat e pronarëve të pjesëve të veçanta në bazë të llogaritjes mujore dhe shlyen detyrimet nga marrëveshjet e lidhura me persona të tretë;

8. Informon pronarët e pjesëve të veçanta për punën e tyre dhe u dorëzon llogaritjet mujore dhe vjetore;

9. Përgatit raport vjetor për menaxhimin e objektit;

10. Drejton fondin rezervë, në përputhje me dispozitat e ligjit;

11. Numëron dhe shënon me numra banesat dhe raporton futjen e të dhënave në organin që mban librat publik të pasurive të paluajtshme dhe

12. duhet të njohë standardet dhe normat e qasshmërisë së personave me aftësi të kufizuar në objektin e banimit.

 

(2) Në mosmarrëveshjet kundër siguruesit dhe realizuesve të punëve për shkak të përmbushjes së pjesshme dhe jo të plotë të detyrimeve të siguruesve ose realizuesve të punëve të administrimit të objektit të banimit, menaxheri mund të ngrejë padi kundër siguruesit, krealizuesit ose palës së tretë që shkakton dëmin në emër të tij.

(3) Të drejtat dhe detyrimet e menaxherit nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni nuk mund të përjashtohen ose kufizohen me kontratë për marrëdhënie të ndërsjella dhe me kontratë për kryerjen e shërbimeve të menaxhimit ose organeve të tjera juridike.

(4) Udhëheqësi mund të ketë autorizime të tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe me kontratë për kryerjen e shërbimeve të menaxhimit.

 

Mirëmbajtje e vazhdueshme

(1) Udhëheqësi është i obliguar që rregullisht të kujdeset për kryerjen e riparimeve të vogla (ndërrim llambash, kyçje, lyerje të vogla, ndërrim të pjesëve të këmbimit etj.) në pjesët e përbashkëta të objektit të banimit. Kostoja e këtyre riparimeve mbulohet nga pronarët e pjesëve individuale në proporcion me madhësinë e pjesëve të tyre individuale.

(2) Udhëheqësi i kryen punët nga paragrafi (1) i këtij neni sipas nevojave dhe sipas gjykimit të tij dhe është i obliguar që në afat prej 15 ditësh të përpilojë raport me shkrim për punët e kryera dhe t'a dorëzojë në mbledhjen e pronarëve.

 

Prishja e kontratës me menaxherin

Nëse menaxheri nuk i përmbush detyrimet nga kontrata për kryerjen e shërbimeve të menaxhimit, nuk vepron me vëmendjen e një pritësi të mirë, pronarët e pjesëve të veçanta e të paktën gjysmës së pjesëve të veçanta mund të zgjidhin kontratën me menaxherin, dhe menaxheri përgjigjet për dëmin që do të shkaktojë mbi ndërtesën ose një pjesë të veçantë të ndërtesës si rezulatat I punës së tij sipas rregulloreve të përgjithshme për kompensim të demit