DETYRAT DHE KOMPETENCAT E KOMISIONIT RREGULLATOR PËR BANIM

Komisioni Rregullator për Banim i ka këto kompetenca:

  1. Të sjellë Statutin, Rregullore dhe akte të tjera për punën e tij.
  2. Kujdeset për plotësimin cilësor të nevojave për banim të popullsisë, në përputhje me standardet bashkëkohore për jetë cilësore, mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës;
  3. Ministrit përgjegjës për punët nga fusha e çështjeve banesore dhe komunale i paraqet propozim për shumën për pjesët e veçanta të fondit rezervë, vlerën më të ulët të tij, si dhe për llojin e shpenzimeve për të cilat mjetet do të përdoren nga fondi rezervë, në varësi të vjetërsisë së objektit, numrit të pjesëve të veçanta në objekt dhe llojit të materialit nga i cili është ndërtuar objekti.
  4. Me kërkesë të qiramarrësit të banesës jofitimprurëse kontrollon shumën e qirasë jofitimprurëse nga neni 95 paragrafi (1) i Ligjit për banim;
  5. Kategorizon banesat dhe objektet e banimit në përputhje me kriteret e përcaktuara të nenit 97 të Ligjit për banim;
  6. Lëshon, zgjat dhe heq licencat për menaxher për kryerjen e veprimtarive të administrimit të objekteve të banimit dhe mban regjistrin e menaxherëve të objekteve të banimit;
  7. Inicon miratimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera në fushën e banimit;
  8. Ndërmjetëson në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin ndërmjet qiramarrësve, qiradhënësit, drejtuesve, kryetarëve të bashkësive të pronarëve, pronarëve të pjesëve të veçanta dhe personave të tretë në fushën e banimit dhe propozon masa lidhur me to dhe u paraqet propozim organeve kompetente për ndërmarrjen e masave në përputhje me kompetencën e tyre dhe në procedurën e përcaktuar me ligj subjekteve që kryejnë veprimtari në kundërshtim me këtë ligj;

Komisioni Rregullator për Banim përcakton mënyrën dhe procedurën për informimin e publikut për punën e tij. Komisioni Rregullator për Banim, së paku dy herë në vit, i dorëzon Raport për punën e tij Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për çështjen në kompetencë të tij, Komisioni Rregullator për Banim bashkëpunon me organet shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe shoqëritë tregtare që kryejnë veprimtari në fushën e banesave. Komisioni Rregullator bashkëpunon me organizmat dhe organizatat ndërkombëtare në cilësinë e pjesëmarrësit, anëtarit ose në bazë të një tjetër kontrate në fushat me interes të përbashkët.